Një 36-vjeçar nga Struga, I.M., u arrestua dje nga policia pasi doli nga rruga me motoçikletë duke qenë nën ndikimin e alkoolit. Incidenti ndodhi në rrugën “Boro Kalajdzieski” në Strugë, përpara një kazinoje në lagjen “Plitista”.
Sipas policisë, I.M. kishte 2.28 promila alkool në gjak kur u ndalua nga oficerët e policisë nga OVR Struga.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet padi penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, i cili ka të bëjë me “rrezikimin e trafikut publik”.