Një i mitur shtatëmbëdhjetë vjeçar u sulmua nga disa persona në një stacion autobusi në qendër të Shkupit para tre ditësh. Rasti u raportua dje në Ministrinë e Brendshme.
Sipas informacioneve, sulmi dyshohet të jetë kryer nga të mitur të tjerë.
Autoritetet kompetente po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.