Një aksident i rëndë trafiku ndodhi dje rreth orës 12:40 në rrugën lokale mes fshatrave Haraçinë dhe Orllancë në afërsi të Shkupit, ku dy persona u plagosën, njëri prej tyre rëndë.
Në aksident u përfshi një automjet Mercedes me targa të Shkupit, i drejtuar nga J.K. (25) nga fshati Brest i Shkupit, dhe një automjet Citroen me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.A. (42) nga fshati Bardovci i Shkupit.
Sipas informacioneve të para, drejtuesi i mjetit Citroen ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë, drejtuesi i Mercedesit ka pësuar lëndime trupore më të lehta dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”.
Një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup (SPB Shkup) ka kryer menjëherë një hetim në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në të cilat ndodhi ai.