Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave të Qytetit të Shkupit njofton se sot, për shkak të punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit në rrugën Filip Vtori, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.
Sipas njoftimit të NP Ujësjellës dhe Kanalizime, ndërprerja do të prekë një pjesë të rrugëve Filip Vtori, Mirçe Maçan, Mirçe Atsev dhe Kej 13 Nëntori në Komunën e Qendrës.
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të fillojë nga ora 09:30 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve teknike. Banorët e zonës së përmendur duhet të marrin masa paraprake për të siguruar ujë të mjaftueshëm gjatë kësaj periudhe.