Gjykata e Apelit Shkup ka vendosur të lirojë nga paraburgimi të dyshuarin A.J. nga S., duke pranuar garancinë e ofruar prej 986,540.00 euro, në kundërvlerë denari prej 60,672,235.00 denarë, dhe 72,000,000.00 denarë në para të gatshme. Vendimi u mor në seancë jo-publike më 06.05.2025.
Përveç garancisë monetare, gjykata ka caktuar edhe masa të tjera sigurie për të dyshuarin A.J. nga S. Ai do të ketë detyrimin të paraqitet periodikisht tek një zyrtar i caktuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Gjithashtu, atij i është sekuestruar përkohësisht pasaporta ekzistuese dhe i është ndaluar lëshimi i një dokumenti të ri udhëtimi.
Sipas gjykatës, propozimi pozitiv i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup dhe mendimi i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup për të pranuar ankesën e të dyshuarit, me pranimin e garancisë së ofruar, kanë ndikuar në vendimin e gjykatës.
Suma e garancisë në para të gatshme prej 72,000,000.00 denarë përfaqëson shumën monetare të barabartë me dëmin e supozuar që i dyshuari dyshohet se ka shkaktuar në ngjarjen e caktuar penale.
Gjykata e Apelit Shkup njofton se vendimi i plotë, me arsyetimin përkatës, do të publikohet në faqen zyrtare të internetit, në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Lëvizjes së Lëndëve në Gjykatat.