Shkupi – Promovimi i librit të ri të gatimit “Gatime të Shpejta dhe Argëtuese” të Davor Pançevskit, i njohur si Dave’s Kitchen, do të mbahet të shtunën, më 10 maj, duke filluar nga ora 12:00 në Vero Jumbo.
Ky është libri i tij i tretë i gatimit, i publikuar në gjuhën maqedonase dhe angleze në dy botime të ndara. Libri i ri i gatimit i kushtohet të gjithë entuziastëve të gatimit që duan të shijojnë përgatitjen e pjatave të shijshme, të lehta dhe të shpejta që mund të përgatiten në më pak se gjysmë ore.
Në këtë botim, autori ka publikuar 100 receta të reja, duke treguar se gatimi nuk duhet të jetë i komplikuar për të qenë tepër i shijshëm.
Vizitorët në promovim do të kenë mundësinë të blejnë librin e ri të gatimit, të shijojnë pjata të përgatitura posaçërisht nga recetat e librit, të takohen dhe të marrin këshilla nga autori, si dhe të shijojnë një atmosferë të këndshme dhe një eksperiencë të vërtetë kulinare.
Ftesa është e hapur për të gjithë adhuruesit e ushqimit të shijshëm, të cilët do të kenë mundësinë të marrin frymëzim për gatime të shpejta dhe krijuese, si dhe të takohen me njerëz me interesa të ngjashme.
Afersimi i Dave’s Kitchen këtë të shtunë në Vero Jumbo do të jetë një përvojë e paharrueshme gastronomike!