Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm, i vranët dhe i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme lokale shiu, bubullima dhe erëra të forta. Sipas parashikimeve, këto kushte atmosferike do të jenë të shpeshta në ditët në vijim.
Në disa zona, kushtet do të jenë më intensive, duke marrë formën e stuhive. Kjo do të thotë shi të dendur, bubullima të fuqishme, erëra të forta dhe raste të izoluara breshëri.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 6 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 29 gradë.
Në Shkup, do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me intervale me diell. Gjatë pasdites, në disa pjesë të pellgut, pritet paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për stuhi afatshkurtra me raste të izoluara breshëri.
Temperatura minimale në Shkup do të bjerë në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 28 gradë.
Deri të premten, do të fryjë një erë e mesme deri e fortë nga jugu, ndërsa temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha. Nga e shtuna, me një erë të veriore të përforcuar, temperaturat do të shënojnë rënie.