Një 24-vjeçar nga Ohri është arrestuar pasi sulmoi një 45-vjeçar nga Shkupi me një send qelqi. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Turisticka” në Ohër.
Sipas informacioneve nga SVR Ohër, oficerët e policisë arrestuan F.P., 24 vjeç, nga Ohri, pas sulmit të ndodhur më herët në fshatin Pesocani, komuna e Debrcës.
Viktimë e sulmit ishte Z.K., 45 vjeç, nga Shkupi.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe do të ngrejë padi adekuate kundër sulmuesit.