Një 38-vjeçar nga Shkupi, N.A., u arrestua sot në pikën kufitare të Tabanocit rreth orës 17:00, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se arrestimi erdhi pas një raportimi në stacionin policor të Shkupit rreth orës 15:00, ku u raportua se N.A. i kishte shkaktuar lëndime vdekjeprurëse bashkëshortes së tij, R.A., me një mjet të mprehtë në shtëpinë e tyre familjare në Shkup.
Ekipi i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen e gruas në vendngjarje. Pas ngjarjes, N.A. u arratis, por policia ndërmori menjëherë masa për ta gjetur.
Si rezultat i këtyre masave, ai u arrestua rreth orës 17:00 në Tabanoc. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se në koordinim me prokurorin publik, do të ngrihet kallëzim penal kundër tij për krimin e vrasjes.