Nesër, vendi ynë do të përballet me mot të ndryshueshëm, ku do të ketë intervale me diell, por edhe vranësira. Sipas parashikimeve të DHMZ, priten reshje lokale dhe kushte për rrufe të rralla, sidomos gjatë natës dhe në fund të ditës.
Temperaturat do të variojnë nga 5 deri në 11 gradë Celsius për minimalen dhe nga 19 deri në 23 gradë Celsius për maksimalen. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, e cila në disa zona përgjatë luginës së Vardarit mund të jetë edhe më e fortë.
Në Shkup, pritet mot i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Drejt fundit të ditës, ka mundësi për reshje dhe rrufe të rralla. Era do të jetë mesatare, por në disa pjesë të luginës mund të jetë më e fortë nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë në 23 gradë Celsius.
Deri të premten, moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme lokale, vende-vende të vrullshme, shoqëruar me rrufe dhe erë të fortë.
Gjatë ditëve të fundjavës, pritet mot i qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë.