Tetë pacientë të lënduar në tragjedinë e Koçanit po kthehen sot në vend pas trajtimit mjekësor jashtë vendit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pesë prej tyre vijnë nga Turqia, dy nga Bullgaria dhe një nga Sllovenia.
Gjithsej, 18 pacientë të tjerë të lënduar nga e njëjta tragjedi vazhdojnë të marrin trajtim jashtë vendit.
Pas kthimit, pesë pacientë do të vendosen nën vëzhgim në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, dy në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe një në Klinikën Kirurgjikale “Shën Naum Ohri”.
Ndërkohë, disa nga të lënduarit që u kthyen më parë në vend tashmë kanë filluar procesin e rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan. Atyre u ofrohet trajtim në repartet e neurologjisë, kirurgjisë dhe fizioterapisë, varësisht nga lëndimet e tyre.
Ministria e Shëndetësisë siguron se vazhdon të monitorojë vazhdimisht gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim ofrimin e trajtimit më të mirë të mundshëm dhe rehabilitimit të mëtejshëm.