Peres Jepchirchir e Kenias fitoi medaljen e artë në maratonën e Kampionatit Botëror të Atletikës 2025, duke zhvilluar garën në Tokio për 2 orë, 24 minuta dhe 43 sekonda.
Tridhjetë e një vjeçarja keniane mundi në metrat e fundit Tigst Asefa të Etiopisë (2:24.45), duke siguruar kështu titullin e kampiones botërore.
Medaljen e bronztë e fitoi Julia Paternan nga Uruguaji, me kohën 2:27.23.
Për kampionen olimpike nga Tokio 2021, ky është titulli i parë botëror në karrierë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë, Adriana Pop Arsova Rashic, e përfundoi maratonën në vendin e 62-të me kohën 3 orë, 1 minutë dhe 48 sekonda.