Kumanovë, Maqedoni e Veriut – Policia është në kërkim të një personi që dyshohet se tentoi të ndezë dy automjete në oborrin e një shtëpie në Dolno Konjare, rajon i Kumanovës. Incidenti ndodhi kur një person hyri në oborrin e shtetasit dhe spërkati me benzinë automjetet e tij, një “Jaguar” dhe një “Audi”, me qëllim që t’i vinte flakën.
Sipas njoftimeve, pronari i automjeteve reagoi menjëherë, duke penguar personin e dyshuar të realizonte planin e tij. I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes pas reagimit të pronarit.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar incidentin dhe ka nisur një hetim për të identifikuar dhe arrestuar personin përgjegjës për këtë tentativë të dyshuar zjarrvënieje.