Shkup – VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për kaos social, ekonomik dhe shoqëror të lënë pas shtatë viteve të sundimit të saj, duke kërkuar nga Venko Filipçe të kërkojë falje publike për këtë.
Sipas VMRO-DPMNE, LSDM-ja nuk mund të jetë zgjidhja e problemeve që vetë ka krijuar. Ata theksojnë se gjatë shtatë viteve të qeverisjes së LSDM-së, vendi është grabitur, ekonomia është shkatërruar dhe populli është varfëruar.
VMRO-DPMNE pretendon se institucionet e LSDM-së kanë shërbyer për të nxjerrë para dhe për të pasuruar individë. Ata shtojnë se i gjithë aparati shtetëror dhe sistemi i sigurisë janë vënë në funksion të qëndrimit të LSDM-së në pushtet, duke përfshirë këtu edhe përgjimin e Presidentit Hristijan Mickoski, zyrtarëve partiakë, anëtarëve, gazetarëve dhe biznesmenëve.
VMRO-DPMNE deklaron se LSDM-ja, e udhëhequr nga Venko Filipçe, tani mund të shohë se si komunat dhe shteti udhëhiqen dhe zhvillohen me VMRO-DPMNE, duke realizuar projekte dhe masa që përmirësojnë jetën e qytetarëve. VMRO-DPMNE thekson se nëse Filipçe është i ndershëm, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për kaosin e përgjithshëm në shtet të lënë pas nga sundimi i LSDM-së.