Departamenti i Policisë së Ohrit ka ngritur padi penale kundër M.J., 30 vjeç, nga Ohri, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale të zgjatur të “pengimit të provave” sipas nenit 368 të Kodit Penal.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 07.03.2025, kur M.J. bleu kokainë nga I.D. nga Ohri.
Në orën 17:10, ai u ndalua nga oficerët e policisë nga Departamenti për Trafik të Paligjshëm të Drogave.
Me qëllim që të pengonte gjetjen e paketës së kokainës si provë për veprën penale, M.J. e gëlltiti atë.
Pas kësaj, ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër për trajtim mjekësor.