Sot në mëngjes, Kopshti Zoologjik i Shkupit njoftoi me pikëllim vdekjen e bizonit evropian 17-vjeçar. Ky individ madhështor, një përfaqësues i rrallë i faunës së egër evropiane, kishte qenë një nga banorët më mbresëlënës të kopshtit zoologjik që nga viti 2011.
Sipas Kopshtit Zoologjik të Shkupit, jetëgjatësia e këtyre kafshëve varion nga 14 deri në 20 vjet.
Rreth një vit e gjysmë më parë, bizonit iu diagnostikua pneumoni. Pas kësaj, ai iu nënshtrua një procesi të gjatë terapie dhe monitorimi të kujdesshëm nga ekipi i veterinerëve dhe kujdestarëve të tij.
Megjithëse gjendja e tij u stabilizua me përkushtim të madh, në dy javët e fundit ai filloi të shfaqte sërish shenja dobësie dhe vështirësi në frymëmarrje.
Menjëherë u përfshi terapi intensive ditore me antibiotikë, e përcaktuar sipas një antibiogrami, dhe mbikëqyrje e vazhdueshme. Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet, fatkeqësisht, nuk u arrit ta shpëtojmë.