Një punëtor 38-vjeçar nga Kina, G.H., humbi jetën dje në Kavadar pasi u godit nga një vinç gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:10 dhe u raportua në Stacionin Policor të Kavadarit. Ekipi mjekësor i Emergjencës së Kavadarit konstatoi vdekjen në vendngjarje.
Prokurori publik, në bashkëpunim me një ekip inspektimi nga Stacioni Policor i Kavadarit, kryen një hetim në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i punëtorit kinez u dërgua për obduksion. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.