Dellçevë, Maqedoni e Veriut – Një punëtor 30-vjeçar me inicialet V.R. nga Dellçevo ka humbur jetën dje, pasi ra nga një lartësi prej rreth tre metrash në një fabrikë në Dellçevë.
Sipas raportimeve të policisë, incidenti ndodhi rreth orës 11:00 të mëngjesit. V.R. ishte duke kryer detyrat e tij të punës kur ndodhi tragjedia.
Punëtori pësoi lëndime të rënda trupore nga rënia. Ai ndërroi jetë në autoambulancë gjatë rrugës për në Spitalin Klinik të Shtipit, për shkak të plagëve të marra.
Një ekip nga Departamenti Policor i Dellçevo-s kreu një inspektim në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i punëtorit është dërguar për obduksion.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik janë në vazhdim.