Një banor i Ohrit pësoi lëndime të rënda trupore pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese ku po qëndronte. Ngjarja ndodhi dje në orën 19:38 në rrugën “Dame Gruev” në Ohër.
Sipas njoftimeve nga Departamenti i Policisë në Ohër, viktima është K.D., 53 vjeç, nga Ohri.
Ai u transportua menjëherë me autoambulancë në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, ku mjekët konstatuan lëndime serioze.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Po ndërmerren masa për të sqaruar shkaqet që çuan në rënien e 53-vjeçarit nga kati i tretë i ndërtesës.