Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave e Qytetit të Shkupit informon se disa zona në Shkup do të jenë pa energji elektrike sot për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të EVN, nga ora 09:00 deri në orën 13:00, pa energji elektrike do të jenë objektet e Stacionit Policor dhe baza e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri në Gjorçe Petrov, komuna Gjorçe Petrov.
Gjithashtu, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për përdoruesit nga një pjesë e vendbanimit Kisela Jabuka, komuna Gjorçe Petrov.
Në komunën Çuçer Sandevë, nga ora 09:00 deri në orën 16:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit nga fshatrat: Pobožje, Brodec, Tanushevci, Brest dhe Malino.
Ndërkohë, nga ora 11:00 deri në orën 13:00, një pjesë e rrugës Kadinjaça, komuna Gjorçe Petrov, do të jetë pa energji elektrike.