Gjatë fundjavës së kaluar, policia rrugore në të gjithë vendin ka shqiptuar gjithsej 1570 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, shumica e këtyre gjobave janë bazuar në Ligjin për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor.
Përveç gjobave për shkelje të përgjithshme të trafikut, janë lëshuar edhe 216 gjoba për parkim të parregullt dhe 758 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Policia ka ndëshkuar gjithashtu edhe shkelje të tjera specifike.
141 persona janë larguar nga trafiku për mos posedim të patentë shoferit. Gjithashtu, 62 shkelje janë regjistruar për mosvendosje të rripit të sigurimit, 31 sanksione janë lëshuar për drejtuesit e motoçikletave që nuk kanë përdorur kaska mbrojtëse, 27 masa janë lëshuar për përdorimin e telefonit celular gjatë ngarjes dhe tetë sanksione për drejtuesit që kanë kaluar në semafor të kuq.
Për shkak të shkeljeve të ndryshme, 61 drejtues janë larguar nga trafiku për shkak të sasisë së palejueshme të alkoolit në gjak.
Bazuar në Ligjin për Automjete, 39 automjete janë përjashtuar nga trafiku, nga të cilat 11 për shkak të defekteve teknike dhe 28 sepse ishin të paregjistruara. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.