Në Ohër, policia ka ndaluar 13 shtetas shqiptarë të cilët u gjetën duke kryer punime ndërtimore pa leje pune të vlefshme.
Sipas policisë, ndalimi u krye dje në orën 13:00, afër një kompleksi hotelerik në rrugën “Naum Ohridski”.
Gjatë verifikimeve, u konstatua se ata kishin hyrë ligjërisht në vend më 14 prill 2025, por nuk posedonin lejet e nevojshme për qëndrim të përkohshëm për punë, siç kërkohet nga Neni 80 i Ligjit për të Huajt.
Gjithashtu, ata nuk kishin certifikatat e nevojshme sipas ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kushtet e hyrjes së lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra Rajonale “Perëndim” do të paraqesë një raport përkatës