Ndërmarrja Publike Parkingjet e Komunës së Qendrës, në bashkëpunim me Policinë Rrugore-Shkup, ka larguar 114 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt nga 28 Prilli deri më 4 Maj 2025. Këto automjete pengonin rrjedhën normale dhe të sigurt të trafikut, sipas njoftimit nga NP POC.
Largimi i automjeteve u bë me anë të mjeteve speciale “Pajak” (Merimangë).
NP POC theksoi se një kulturë më e lartë e trafikut është e nevojshme për një zgjidhje të përhershme të bllokimeve të trafikut dhe problemit të parkimit të parregullt. Për këtë arsye, NP POC dhe SPB Shkup do të vazhdojnë të largojnë çdo ditë automjetet e parkuara gabimisht dhe me pakujdesi në Komunën e Qendrës.
Qëllimi i këtij veprimi është rritja e ndërgjegjësimit për trafikun në një nivel më të lartë dhe rritja e sigurisë rrugore.