- Një 17-vjeçar nga fshati Bllacë, rajon i Shkupit, është arrestuar nga policia e Kumanovës pasi vodhi një motoçikletë “Yamaha” me targa të Kumanovës. Motoçikleta ishte në pronësi të G.D., 52 vjeç, nga Kumanova dhe ishte vjedhur përpara një objekti hotelierik në Kumanovë.
Policia e Kumanovës e privoi të riun nga liria të martën, në orën 01:20. Motoçikleta e vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit.
I mituri është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.