Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se dje, Departamenti i Sigurisë Rrugore të komunikacionit (SVR Shkup) ka ndërmarrë masa të shtuara për të sanksionuar automjetet e parkuara ilegalisht në zonën qendrore të qytetit të Shkupit. Këto masa, të cilat u zhvilluan mes orës 17:00 dhe 20:00, synojnë rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë aksionit, janë marrë gjithsej 20 masa. Sipas MPB-së, janë lëshuar gjashtë urdhëresa pagese për kundërvajtje për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu, 12 automjete janë larguar nga vendparkimi me automjetin special “merimangë”. Përveç kësaj, janë marrë edhe 2 masa për shkelje të tjera të trafikut.
MPB ka paralajmëruar se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, në mënyrë që të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.