Rreth 130 kilogramë marihuanë të zbuluara në Tabanoc, nis hetimi

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e hetimeve ndaj një shtetasi serb, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe pararendësve” nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.

I dyshuari u përpoq të transportonte 129.7 kilogramë marihuanë nëpërmjet pikës kufitare të Tabanocit më 29 tetor.

Droga ishte e fshehur në 14 çanta brenda një kamioni me gjysmë rimorkio (frigorifer) me targa sllovene, në pronësi të një kompanie transporti nga Sllovenia.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët doganor zbuluan drogën e fshehur.

Prokurori publik i ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Kumanovë një propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.