Në Maqedoninë e Veriut, dita e sotme pritet të jetë kryesisht e vranët me reshje shiu të kohëpaskohshme, ku në pjesët perëndimore priten reshje më të dendura deri në 25 l/m².
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup, dita do të jetë kryesisht e vranët me shi të kohëpaskohshëm, nganjëherë më të dendur. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë në 14 gradë Celsius.
Për ditët në vijim, të shtunën pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu me intensitet të dobët. Më pas do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm me temperatura nën mesataren për këtë periudhë të vitit.
