Mirosllav Labudoviq, kandidati për kryetar të Komunës së Qendrës, vizitoi sot Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe u takua me esnafin që punon dhe vepron atje. Ai zhvilloi takime të përzemërta dhe biseda me disa pronarë dyqanesh artizanale, duke dëgjuar historitë e tyre të jetës, historitë e zanateve dhe dyqaneve të tyre që ekzistojnë këtu për dekada të tëra dhe që pothuajse rregullisht kalojnë brez pas brezi.
Labudoviq theksoi se Çarshia e Vjetër e Shkupit është historia më e bukur e gjallë e qytetit. Ai u zotua se ruajtja e çarshisë është një detyrim, trashëgimi, nder dhe dashuri për të kaluarën dhe të ardhmen.
Së bashku me kryetarin e shoqatës së esnafit nga Çarshia, Bujar Dulovi, dhe anëtarë të tjerë të esnafit, ata diskutuan sfidat dhe idetë që do të realizojnë së bashku në Çarshinë e Shkupit.
Labudoviq u zotua se do të punojë me Qytetin e Shkupit për të rikthyer shpirtin dhe shkëlqimin e çarshisë, duke e konsideruar atë zemrën e hartës turistike të qytetit. Ai shprehu krenarinë që esnafi e njohu atë si partner dhe mik të çarshisë.
Gjithashtu, Labudoviq shfrytëzoi rastin për të uruar komunitetin turk në Maqedoni, i cili është një pjesë e rëndësishme e të gjithë esnafit në Çarshinë e Vjetër, për 29 tetorin – Ditën e Republikës Turke.
