Një 43-vjeçar nga Shkupi, Dž.Š., është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli iu gjetën 71 pako me marihuanë. Arrestimi u krye dje në orën 20:45 në rrugën “Indira Gandhi” në Shkup.
Policët e Njësisë Intervenuese të SVR Shkup kryen kontrollin ndaj personit. Gjatë kontrollit, u zbuluan 71 pako polietileni që përmbanin marihuanë.
Personi është ndaluar në bazë të nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
