Një 32-vjeçar nga fshati Brest, i zonës së Shkupit, është arrestuar nga policia në Shkup nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 278 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë një kontrolli në kamionin “Mercedes” me targa të Shkupit, që drejtohej nga B.R., u gjet një sasi e madhe e produkteve ushqimore dhe filtra cigaresh pa dokumentacionin e duhur.
B.R. u ndalua në Stacionin Policor dhe për rastin është njoftuar prokurori publik.
Automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzim penal.
