Shkup, Maqedoni e Veriut – Banorët e rrugës Çellopek dhe numrit 157 në komunën e Çairit do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit të bërë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, shkak për këtë ndërprerje është një defekt në një gyp lidhës me diametër ф – 150 mm, i cili ndodhet në kryqëzimin e rrugës Çellopek dhe numrit 157.
Ndërprerja e furnizimit me ujë ka filluar në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në riparimin e defektit.
NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” po punon për riparimin sa më të shpejtë të defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë për banorët e zonës së prekur.
