Pjesë të Kisella Vodës, Gjorçe Petrovit dhe Karposhit pa rrymë elektrike sot

Disa zona në komunat Kisella Vodë, Gjorçe Petrov dhe Karposh do të jenë pa energji elektrike sot.

EVN Maqedoni AD njofton se sot, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në lokacione të caktuara.

Në komunën e Kisella Vodës, nga ora 08:30 deri në 15:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e Bulevardit Boris Trajkovski nr. 1 (Peglata), hyrja 2.

Në Gjorçe Petrov, nga ora 09:00 deri në 10:00, do të ndërprehet energjia elektrike për përdoruesit e Rrugës së Novosellës, si dhe për objektet e Stokomak, Market KAM, stacionin e benzinës OKTA dhe objektet përreth tyre.

Ndërsa në Karposh, nga ora 09:00 deri në 15:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugës Lerinska, e vendosur afër numrit 3.