Aleksandar Trajanovski, kandidat për kryetar të Komunës së Aerodromit, ka njoftuar se të rinjtë do të jenë në fokusin e punës së tij si kryetar i ardhshëm të komunës. Ai ka premtuar formimin e një programi të veçantë që do të ofrojë mbështetje financiare për të rinjtë deri në 29 vjeç që dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre.
Programi parasheh dhënien e granteve për startup-e deri në 4,000 euro për aplikacion. Trajanovski ka theksuar se ky program synon të reduktojë papunësinë e të rinjve dhe të rrisë numrin e sipërmarrësve të rinj aktivë.
Përveç mbështetjes financiare, programi do të ofrojë edhe trajnime në fushën e sipërmarrjes, marketingut dixhital dhe planifikimit të biznesit. Gjithashtu, të rinjtë do të kenë mundësi të shfrytëzojnë shërbime konsulence për qasje në fondet kombëtare ose evropiane.
“Ju jeni çelësi i ndryshimit, prandaj më 2 nëntor të luftojmë për një të ardhme më të mirë dhe për një komunë që do të jetë partneri juaj,” tha Trajanovski.
