Parashikimi i motit: Vranësira dhe diell me erë të lehtë

Moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup, mëngjesi do të jetë më i ftohtë, me mjegull në disa pjesë të luginës. Gjatë ditës, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare. Era do të fryjë e lehtë dhe e ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 19 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, dhe në orët e mëngjesit do të ketë mjegull në disa lugina.

Të hënën, drejt fundit të ditës, fillimisht në pjesët perëndimore, dhe të martën dhe të mërkurën kudo do të ketë reshje shiu që do të jenë më të dendura në disa vende.